Në GjKKO do të bëhet sot vlerësimi i masave të sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan.
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paraqitur në GJKKO për verifikimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Urdhër-arresti ndaj saj është caktuar pas hetimeve që SPAK ka kryer në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale.
Ish-gjyqtarja, Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan, përfundoi nën arrest shtëpiak për dy vepra penale.
© SYRI.net