Zona e Vorës është mbuluar këtë mëngjes nga shtëllunga tymi të zi që janë duke dalë nga një fabrikë këpucësh që po digjet në autostradën Tiranë - Durrës. Nuk dihet shkaqet e rënies së tij dhe a ka viktima, por ndotja është e madhe sikurse shihet. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset.
Policia e Tiranës njftoi se "më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit."
© SYRI.net