Gjykata e Lartë nuk pranon kërkesën e avokatëve të liderit të opozitës për ndryshimin e trupës gjykuese

Gjykata e Lartë nuk pranon kërkesën e avokatëve të liderit të opozitës për ndryshimin e trupës gjykuese

16:08, 10/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e liderit të opozitës Sali Berishës dhe dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Vendimi u mor nga gjyqtari Artur Kalaja, në senacën që nisi në orën 15.00.

Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë “arrest në shtëpi” vendosur ndaj Berishës e Malltezit.

Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco