SYRI TV/ Zona e Kunës 3 ditë me shkëputje energjie, vapa 'mbyt' turistët

17:10, 22/06/2024
A+ Aa A-

Pushuesit qe kane zgjedhur plazhin e Shengjinit, prej 3 ditesh po perballen me mungesen e energjise elektrike.

Ne zonen e Kunes ka shkeputje te vazhdueshme te energjise elektrike dhe deri tani nuk eshte dhene asnjë zgjidhje.

Turistet thone se mungesa e energjise elektrike po ua veshtireson përballimin e temperaturave ekstreme qe ka perfshire vendin tone. 

SYRI TV

Prej 3 ditesh banoret e zones se Kunes ne Shengjin dhe pushuesit po perballojne temperatura e larta pa energji elektrike duke shkaktuar veshtire per ta.

Kjo zone prej te merkures ka shkëputje te energjise elektrike ndersa nje dite me pare u shenua me shume se 10 ore mungese te rrymes elektrike, teksa temerpaturat shendojne 40 gradec celsius.

Pushuesit thone se mungesa e energjise elektrike ua veshtireson perbllimin e te nxehtit ekstrem dhe kerkjne normalizim sa me shpete te situates

Problemet me energjine elektrike ka futur ne veshtire edhe bizneset prane bregdetit nderkohe OSHSHE ende nuk ka marre asnjë mase per riparimin e defektit.

Nje dite me pare per rreth 30 minuta gjysma e Shqiperise u perfshi nga nje black--out total, pa energji elektrike dhe zyrtarisht, OSHE tha se pati një defekt në sistemin e transmetimit në linjat e interkoneksionit me Greqinë, duke ia hedhur fajin temperaturave të larta dhe ngarkesës së rrjetit.

Mirëpo, një burim jo zyrtar por në nivel eksperti, i tha Syri Tv se shkak i kolapsit në sistemin e transmetimit është sasia e ulët e energjisë që injekton KESH këto ditë, për shkak të remontit që po kryhet në hidrocentralin e Komanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco