SYRI TV/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe i fejuari

SYRI TV/ 29-vjeçarja dhunohet nga babai, vëllai dhe i fejuari

15:01, 22/06/2024
A+ Aa A-

E dhunuar nga babai, vëllai dhe i fejuari.  Është ky rasti i një 29-vjeçareje në qytetin e Vlorës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur agravimin e situatës.

29-vjeçarja është dërguar në spital jashtë rrezikut ndërsa janë arrestuar babai 60-vjeç, vëllai 26 vjeç dhe i fejuari 34 vjeç. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e

29-vjeçares për motive të dobëta. Policia ka sekuestruar në banesën në pronësi të babait të vajzës dhe një armë gjahu dhe municion ushtarak.

Dhe në Klos dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrë e Vogël,ky dy vëllezërit po konfliktoheshin verbalisht.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë arrestuar dhe një nga vëllezërit. R.T, 38 vjeç u arrestua se pas kontrollit në banesë iu gjet një pistoletë dhe disa fishekë. Policia ia ka kaluar materialet hetimore Prokurorisë së Dibrës.      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco