Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

Hasmëria mes fiseve Qukaj e Prroj/ U qëllua me plumba kur po mbillte arën me gjyshin, misteri pas vrasjes së 17-vjeçares

Hasmëria mes fiseve Qukaj e Prroj/ U qëllua me plumba kur po mbillte arën me gjyshin, misteri pas vrasjes së 17-vjeçares

21:56, 21/06/2024
A+ Aa A-

Bashkë me Marijen, humbi jetën edhe gjyshi i saj, por cilat ishin arsyet e ekzekutimit të dyfishtë, nga pas shpine, të gjyshit dhe mbesës?

Dosja Hetimore

Më datë 14 Qershor 2012 rreth orës 15:40 në lagjen Kasnec, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, ndërsa po punonin në arë, pranë banesave të tyre janë vrarë me armë zjarri shtetasit Kolë Qukaj, 70 vjeç, dhe Marije Qukaj, 17 vjeç.

Nga ku rezultoi se Kolë Qukaj, i datëlindjes 1942, ka ndërruar jetë gjatë transportimit me helikopter për në spitalin rajonal Shkodër.

Por çfarë ishte kjo vrasje e dyfishtë dhe përse në mes ishte edhe një vajzë e re, e cila kishte humbur jetën?

A mundeshin autorët të mos dallonin se në atë moment në arë, krahas shënjestrës së tyre, ndodhej edhe një vajzë?

Ai ishte ky një përçudnim i dokeve të malësisë që nuk ishte dëgjuar më parë, apo tani pushka e gjakësit nuk po bënte më dallim, por po qëllonte edhe mbi vajza dhe gra?

Por si erdhi kjo vrasje deri këtu, dhe çfarë thanë më tej dëshmitarët në polici, mbi motivet e vërteta që çuan në shkrepjen e pushkës, që mori dy jetë njerëzish nga familja Qukaj.

A kishte kjo ngjarje kriminale, një prapavijë të vetën që çoi edhe në këtë fatalitet? Mesa duket po.

Sipas dyshimeve të para që grupi hetues ngriti në atë kohë, krimi i dyfishtë i ekzekutimit të Kolë dhe Marije Qukaj, duket se e kishte zanafillën në një tjetër ngjarje kriminale.

Ajo qëndronte te vrasja dy vite më parë, në vitin 2010, të shtetasit Ndoj Prroj, ku autor i ekzekutimit të tij, thuhet se ishte Gjokë Qukaj, ngjarje kjo e ndodhur më datë 7 Korrik 2010.

Dosja Hetimore

Dyshimet e para, mbi vrasjen e Kolë Qukaj dhe mbesës së tij Marije Qukaj, janë se ky ekzekutim, ka ndodhur për motive gjakmarrje.

Kjo pasi më datë 7 Korrik 2010 shtetasi Gjokë Qukaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ndoj Prroj.

Dhe për këtë arsye, në shenjë hakmarrje me datë 14 Qershor 2012 është organizuar vrasja e shtetasit Kolë Qukaj, ku si pasojë e breshërisë së armëve, është vrarë edhe shtetasja Marije Qukaj.

Do të ishte kjo vrasje, dhe ajo që pasoi në fisin Qukaj, që çuan grupin hetues në dyshimin se autorë të ekzekutimit të mbesës dhe gjyshit të saj, në arën me misër. ishin dy pjesëtarë të fisit Prroj, me banim në Shkodër.

Të cilët u hakmorën për humbjen e njeriut të tyre të afërt, në pothuaj në të njëjtën mënyrë, se si ai u vra.

kjo përforcoi bindjen te grupi hetues, se vrasja e Marije dhe Kolë Qukaj, kishte lidhje me atë të Ndoj Prroj, i cili më datë 7 Korrik 2010, u vra në oborrin e banesës së tij, nga shtetasi Gjokë Qukaj.

Dosja Hetimore

Nga veprimet e para të kryera dyshohet se autorë të vrasjes së shtetasve Kolë dhe Marije Qukaj, janë shtetasit Arjan Prroj i datëlindjes 1979 dhe Aleksandër Prroj, i datëlindjes 1985, të dy lindur dhe banues në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.

Sipas dëshmitarëve rezulton se dy viktimat kanë qenë duke punuar në tokën e tyre, përpara shtëpisë së shtetasit Kolë Qukaj, kur janë qëlluar nga pas me breshëri automatike në një distancë rreth 20-30 metër.

Ku në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm.

Por pas hetimeve të kryera, prokuroria në atë kohë ka pezulluar hetimet lidhur mbi këtë vrasje pasi nuk u provua autorësia e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco