Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur ështe...

Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur ështe...

11:52, 21/06/2024
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Apelit, avokati i Arbër Paplekajt ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 prill 2021 disa ditë para zgjedhjeve, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Sipas avokatit Mirash Martini, “Arbër Paplekaj ka reaguar pas krismave me armë, pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset”.

Përfaqësuesi ligjor i ishe efektivit të RENEA-s po ashtu thotë se nga ekspertimi i rrobave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur ështe qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar”, ka thënë ndër të tjera avokati.

Avokati i Paplekajt: Arbër Paplekaj ka reaguar pas krismave me armë, pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset.

Nga ekspertimi i teshave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë.

Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se të qëllonte ai.

Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur ështe qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar.

Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco