Vlorë/ Asgjësohen 168 bimë narkotike, vihet në pranga 51-vjeçari

Vlorë/ Asgjësohen 168 bimë narkotike, vihet në pranga 51-vjeçari

11:32, 21/06/2024
A+ Aa A-

Gjenden dhe asgjësohen 168 bimë kanabis sativa në fshatin Armen të Vlorës. Është vënë në pranga autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, bëhet fjalë për shtetasin Eduard Avdulin, 51 vjeç.

'Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Armen dhe asgjësohen 168 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.', thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco