Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, avokati sqaron vendngjarjen: Gjykata e Elbasanit ka anashkaluar prova

Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, avokati sqaron vendngjarjen: Gjykata e Elbasanit ka anashkaluar prova

10:40, 21/06/2024
A+ Aa A-

Në gjyqin ndaj Arbër Paplekaj që po zhvillohet në Apel, avokati i këtij të fundit ka parashtruar provat dhe faktet e mbrojtjes. Ndërkaq avokati Mirash Martini ka dhënë detaje edhe nga dosja e zbardhjes së vendit të ngjarjes.

Martini ka deklaruar gjithashtu se, Gjykata e Elbasanit gjatë gjykimit në shkallën e parë ka anashkaluar prova.

Avokati Mirash Martini:

kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg. Si pasojë e këtij dënimi ka qenë edhe gabimi i fakteve.

U pranua kërkesa jonë për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza. Prokuroria paraqitu në gjykim fakt me rrethana jo të vërteta dhe u pranua nga gjykata duke mos pranuar kërkesat tona.

Shpresoj që gjykata juaj ta ketë dëgjua me vëmendje çështjen. Mendoj se me faktet e rrethanat e krijuara jemi shumë afër të vërtetës. I mbrojturi prej mej ka qenë pjesë e një grupi elektoral që drejtohej nga Arjan Hoxha, vullnetar me njohje të ndërsjelltë.

Më 21 prill 2021, ky grup marrin nga shtabi elektoral 3 furgona me qira të përkohshme. Ka filluar të lëviz, Arbër Paplekaj e Arjan Hoxha kanë qenë në furgonin e parë. Nga Fushë Mbreti në Cërrik ishte plani me lëviz, por Hoxha merr një telefonatë për krim elektoral në 5 maj.

Ergys Muzhaqi dëshmitar takohet me Arjan Hoxhën dhe i çon tek vendi i ngjarjes në rrugën ‘Lef Nosi’. Kanë vëzhguar nëse ka kamera sigurie, nuk e kanë parë makinën. Më vonë shfaqet Benzi ML pa targa e drejtuar nga Mehmet Greca. Nga pjesa e dukshme dallonin një shkop gome, letra me emra votuesish.

Arjan Hoxha telefonin policinë, disa herë telefonon Alket Shatron por që s’ishte në qytet. Mbërrin Nikollaq Palla. Hoxha i kërkon Demushit filmimin me gjithë shpjegimin që bënte Arjani dhe automjetin. Hoxha komunikon me Albet Nushin dhe i shpjegon situatën. Duken nga pamjet filmike, pozicionet e personave të pranishëm.

Hoxha kërkon te ndiqen procedurat dhe bëhet ekspertiza për sendet në automjetin pa targa. Në vendngjarje vjen një furgon policie, me personat që po gjykohen në këtë proces. Nga pamjet filmike të telefonit, Arjan Hoxha ishin të gjithë të qetë duke menduar se këtu mbaroi puna e tyre.

Pas dy minutash vijnë me shumë shpejtësi një numër i madh mjetesh ku zbritën shumë persona. Sulmojnë Redi Nushin që filmonte. Ndërpriten filmimet, për shkak të sulmit, ka qenë lidhje me pamjet filmike të regjistruara nga babai i Klement Xhaferrit. Fillon filmimi pikërisht kur grupi vjen dhunshëm.

Paplekaj duket se futet për të shuar sherrin. Ne momentin kur sa filloi të komunikojë, Xhuvani niset me vrull, shtyn Arbër Paplekajn, vijnë pas tij dhe Klement Xhaferri etj, dhe spostohen në një rrugicë të lagjes.

Pamjet nga kamera e sekuestruar nuk lejojnë lëvizjet e këtyre personave por vetëm këmbët e tyre. Duket qarte se kjo turmë ka ardhur për të shpëtuar Mehmet Grecën që po intervistohej nga policia dhe mund të shoqërohej bashkë me materialet zgjedhore. Greca sa fillon ngjarja, shkon tek automjeti heq disa materiale, dhe me një çantë u largua nga vendi i ngjarjes.

Këto vetura që erdhën për të shpëtuar Mehmet Grecën erdhën pikërisht tek vendi i ngjarjes. Në këtë moment para krismave vjen dhe një automjet tjetër policie Krenar Guçaj, Kreshnik Gjeçaj dhe 4 drejtues të lartë policor në Elbasan. Këta persona arrijnë vetëm disa sekonda para se të dëgjohen krisma. Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë është fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja.

Është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i Paplkekajt. Paplekaj nuk ka reaguar, shihet në te gjitha pamjet, ka bërë përpjekje të shmanget, askush nuk dëshmon që Paplekaj ka fyer dikë. Mbanin duart në borseta në momentin që ka parë shokun e tij të plagosur Pavlo Vuksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar.

Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanit, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon.

Nuk ka rezultuar se asnjë nga grupi i Paplekajt nuk kanë kryer asnjë veprim të paligjshëm, as me fyerje, as me dhunë. Janë hetuar të gjithë dhe është konkluduar se veprimet e tyre kanë qenë te ligjshme. Kanë bërë një kallëzim në polici dhe janë treguar të qetë.

Gjykata ka gabuar kur e konsideron si konflikt, nuk është një konflikt. Aty ka polici, dhe nuk është konflikt kur nuk ka asnjë reagim, nuk pasqyron të vërtetën. Arjan Hoxha nuk tregon se ka incident, por se ka një rast për krim zgjedhor, pra jo të kishin konflikt apo incident.

Ka ardhur policia dhe vjen një grup që vjen e qëllon me armë për te mbrojtur Mehmet Grecën nga policia. Provohet në vendngjarje që minimalisht është qëlluar me 3 armë. Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë dhe predhat e tjera janë të kalibrit të lartë që janë qëlluar nga dy persona të tjerë minimalisht.

Gjykata e Elbasanit anashkaloi këtë fakt, me gëzhojat në vendngjarje, këqyrjen, natyrën. Sipas ekspertëve qitësi dy ka qenë 7 metra nga Paplekja dhe tjetri 8 metra. Nëse shohim këqyrjen dhe pamjet, ekspertët thonë se armët duhet të jenë në krah të një furgoni, këtu ka qenë dhe turma dhe ku janë këta qitës janë dëgjuar edhe krismat e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco