KAFE SHQETO/ Miliona euro të vjedhura nga asfalti elektoral, Nazarko: Duhet të krijohet urdhri i inxhinierit

KAFE SHQETO/ Miliona euro të vjedhura nga asfalti elektoral, Nazarko: Duhet të krijohet urdhri i inxhinierit

10:26, 21/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë në emisionin e mëngjest KAFE SHQETO ka qenë Romeo Nazarko, inxhinier, koordinator i përgjithshëm i shoqatës së gjeodeteve të Shqipërisë. Ai ka komentuar sjelljet e bashkisë së Tiranës me investimet nëpër rrugë, jo vetëm të lagjeve por edhe ato më të mëdha.

Romeo Nazarko: Ka diçka që nuk bën sens dhe të falënderoj që më thirre tani edhe me një përfaqësues politik. Të gjithë këto vijnë si pasojë e një sektori që është pranë Ministrisë së Infrastrukturës që quhet sektori i licencimit. Ky sektor pavarësisht se duket një sektor në hije, ku është një sektor që liçenson inxhinierët dhe kontrollon inxhinierët. Të gjitha këto punime që ne i përmendem, rruge që bien, pallate që digjen. Këto kontrollohen nga ky sektor dhe u hiqet licenca të gjithë atyre mbikëqyrësve dhe supervizorëve të këtyrë punimeve. Dhe në momentin që do ketë një kontroll të fuqishëm ke inxhinierët sigurisht që do ketë një kontrollo tek supervizorët dhe mbikëqyrësit dhe do ketë punë cilësore dhe më të mira. Këtë sektor çdo forcë politike që vjen e mban fort sepse këtu menaxhohet gati 60-70 për qind e buxhetit të shtetit, për infrastrukturën. Ne kemi që nga 2011 që përpiqemi për krijimin e urdhrit të inxhinierit. Dhe kjo nuk krijohet me një qëllim të caktuar sepse në momentin që do krijohet do ju dalë nga dora si kontrolli i shumës dhe paratë nuk do shkojnë më për korrupsion por do hidhen në infrastrukturë. PD duhet të jetë e para që duhet të kërkojnë urdhrin e inxhinierit që të shkëputet nga kontrolli i politikës. Sepse kërkesa e llogarisë do të jetë më e madhe pasi gjithçka do kontrollohet nga inxhinierët. Do këtë filtra më shumë, do ketë kërkesë llogarie….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco