EMRI/ Me armë në valixhe, arrestohet në Rinas 23-vjeçari nga Kosova

EMRI/ Me armë në valixhe, arrestohet në Rinas 23-vjeçari nga Kosova

09:27, 21/06/2024
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Rinas pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Daors Gashi, banues në Pejë.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

NJOFTIMI ZYRTAR

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skanimi”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar).

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco