Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratori, një skandal i madh me emrin 'SPAK'

Qëllohet me thikë një polic në Durrës

Qëllohet me thikë një polic në Durrës

11:56, 20/06/2024
A+ Aa A-

Një efektiv policie i “Shqiponjave” është plagosur lehtë me thikë në lagjen numër 1 në Durrës.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve në vendngjarje, agresori me thikë në dorë ka qenë duke dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga pronari i subjektit lidhur me ngjarjen.

Efektivët e policisë kanë tentuar të negociojnë me një person, për të cilin ishin njoftuar nga dëshmitarë në vendngjarje se ishte i dhunshëm.

Në momentin që efektivi, që ka mbetur i plagosur, i është afruar personit që dyshohet se vuan nga probleme mendore ai ka nxjerrë thikën nga çanta që mbante me vete dhe është larguar me vrap.

Policët e kanë ndjekur për disa metra me vrap dhe në momentin kur agresori është futur në një rrugicë qorre, në afërsi të një lavazhi në zonën e Brrylit, kanë tentuar ta neutralizojnë.

Ka qenë pikërisht në këto momente, kur agresori ka sulmuar me thikë efektivin duke i shkaktuar plagosje të shumta në duar, ndërsa ka tentuar ta plagosë edhe në trup, por fatmirësisht e ka mbrojtur jeleku i policisë.

Mësohet se efektivi i policisë është shoqëruar nga kolegët e vet në Spitalin Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, bën të ditur Durrëslajm.

Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin e policit. Deri më tani nuk dihet as identiteti i policit të plagosur, as ai i agresorit.

Pritet që Drejtoria Vendore e Policisë Durrës të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco