Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

VIDEO/ Policët nën shantazhin e krimit, Hoxha: Sulmi edhe ndaj uniformave blu, tregon se krimi i organizuar ka arritur majat

11:36, 19/06/2024
A+ Aa A-

Arjan Hoxha, ish Drejtues Policie i ftuar në 'Syri Tv', në Edicionin e Mesditës, komentoi sulmin e fundit me tritol, në shtëpinë e një efektivi policie në Shkodër.

Hoxha u shpreh se krimi i organizuar ka arritur majat, përderisa në fokus të tyre shpesh herë janë vënë dhe uniformat blu.

Hoxha shtoi se në rastin konkret mendohet një cënim interesash nga efektivi i policië rrugore.

Së pari këto ngjarje, aq më tepër, ato që përdorën lëndë shpërthyese janë ngjarje të renda që sjellin panik, dëmtojnë dhe kanë mundësi të dëmtojnë jetën e disa qytetarëve apo personave ndaj të cilëve përdoret dhe po ashtu e bën më të vështirë punën e organeve të drejtësisë, pasi siç dihet ato atentatet me shpërthim lënë shumë pak gjurmë në vendngjarje.

Personi ndaj të cilit është ushtruar kjo vepër është një punonjës policie dhe dihet që punonjësi i policisë e mishëron vetë ligjin, shtetin, dhe kur drejtohet ndaj tyre, impakti dhe frika në familjen e tij dhe tek ai vetë, është e madhe.

Pasi dikush supozohet se e ka më të vështirë të drejtojë sulmin drejt një punonjësi policie, se sa drejt një qytetari të thjeshtë.

Në këtë rast një punonjës policie që ka një karriere aq të gjatë në Policinë e Shtetit, nuk ka as precedentë të mëparshëm penal, do të thotë që krimi në përgjithësi dhe krimi i organizuar në veçanti,  arrin deri aty sa mbase për një cënim interesash nga një polic rrugor, kemi arritur deri këtu...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco