Farsa e ekstradimeve/ Edhe dosja për Durim Bamin dërgohet në Dubai

Farsa e ekstradimeve/ Edhe dosja për Durim Bamin dërgohet në Dubai

10:15, 19/06/2024
A+ Aa A-

Pak ditë pas arrestimit të Durim Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim ekstradimin, pavarësisht se shanset për ta sjellë në Shqipëri janë të pakta, drejtësia e vendit tonë thotë se ka nisur procedurat përkatëse. 

Gjykata e Posaçme, e cila firmosi masën e sigurisë arrest në burg me kërkesë të SPAK, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar dokumentacionet përkatëse me faktet mbi të cilat është lëshuar masa që i përkasin periudhës 2020-2021. 

Ndaj Bamit janë ngritur akuzuat sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Brenda një afati kohor, pritet që drejtësia në Emirate të kthejë përgjigje zyrtare autoriteteve shqiptare sa i takon rastit Bamit.

Mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe qeveria vazhdon propagandën e saj boshe për ektradimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco