Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Konsumoi një sasi medikamentesh antidepresive, humb jetën 43-vjeçarja në Klos

Konsumoi një sasi medikamentesh antidepresive, humb jetën 43-vjeçarja në Klos

10:12, 19/06/2024
A+ Aa A-

jë ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Klosit ku një 43-vjeçare dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia bën të ditur se 43-vjeçarja u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesë, shtetasja V.Z., 43 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv.

43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,  në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco