EMRI/ Shpërthimi i tritolit në makinën e policit shkodran, dalin pamjet

09:19, 19/06/2024
A+ Aa A-

Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe” rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

SYRI TV ka siguruar pamjet e makinës, e cila është dëmtuar pas shpërthimit të tritolit.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Xhami i përparmë i makinës ëhstë dëmtuar plotësisht teksa janë thyer edhe xhamat e dyerve të makinës dhe është dëmtuar prapakolpi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhe në rrugicën e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco