Shkodër, eksploziv makinës së një punonjësi të Policisë

Shkodër, eksploziv makinës së një punonjësi të Policisë

07:56, 19/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se makinës së një punonjësi të Policisë në Shkodër  i është vendosur eksploziv, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk janë prekur njerëz.

Në njoftim thuhet se ngjarja ndodhi rreth orës 4:00, në lagjen "Tepe" në Shkodër.

Në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco