Identifikohet një nga autorët e dhunës ndaj Mëngjesit, policia mban të fshehtë emrin

Identifikohet një nga autorët e dhunës ndaj Mëngjesit, policia mban të fshehtë emrin

13:52, 29/05/2024
A+ Aa A-

Është identifikuar një prej dhunuesve të Sokol Mëngjesit, avokatit të kreut të PD, Sali Berisha, i cili ndodhet i shtruar tek Trauma nën kujdesin e mjekëve.

 Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele por policia nuk bën të ditur asnjë identitet. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.

Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco