Shoqëruesi i kryetarit të KQZ, përfundon i plagosur në spital

Shoqëruesi i kryetarit të KQZ, përfundon i plagosur në spital

18:54, 24/05/2024
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, një gardist është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armën e tij të shërbimit.

Fatjon S., është shoqëruesi i kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

 Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco