VIDEO/ Aksident i frikshëm në Elbasan, makina rrokulliset në shpatin e malit

18:36, 24/05/2024
A+ Aa A-

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në anë të shpatit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit, ku një makinë Volksvagen ka dalë nga rruga.

Në makinë po udhëtonin burrë e grua të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit e tashme janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia jashtë normave të lejuara.

Automjeti ka qenë duke zbritur nga fshati Godolesh dhe gjatë manovrës së gabuar në kthesë ka përfunduar poshtë kodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco