Dyshohet se abuzoi me 24-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos 'arrest në burg' për 63-vjeçarin

Dyshohet se abuzoi me 24-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos 'arrest në burg' për 63-vjeçarin

17:09, 24/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Fierit vendos “Arrest në burg” për autorin e dyshuar për abuzimin me një 24-vjeçare.

"Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.", thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco