SYRI TV/ Aksident tragjik në Konjat të Lushnjës, makina përfundon në oborrin e një banese

15:58, 24/05/2024
A+ Aa A-

Gjendet pas disa orësh kërkime trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit që u përfshi në aksident mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje. Në fshatin Konjat, makina tip “Ford” e drejtuar nga 22-vjeçari doli nga rruga.

Aksidenti ishte i dhunshëm, aq sa pjesë të mjetit u shkëputën, e bashkë me to edhe shoferi kishte dalë jashtë tij. Fillimisht policia dyshoi se shoferi mund të ishte larguar nga makina, por mëngjesin e kësaj të premteje trupi i pajetë i tij u gjet disa metra larg makinës.

Makina udhëtonte në autostradë, por doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një banese. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Në këtë aks kanë ndodhur edhe në të shkuarën aksidente të tilla, ku në një rast të ngjashëm, mjeti që doli nga rruga përfundoi në oborrin e banesës, duke i marrë jetën pronares së shtëpisë. Për aksidentin e së enjtes kanë nisur hetimet.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco