SYRI TV/ Fermerët në Jagodinë drejt falimentimit: Çmimi i vendosur nga tregtarët, nuk mbulon as kostot

15:46, 24/05/2024
A+ Aa A-

Fermerët ne Jagodinë po përballen me vështirësi në shitjen e produkteve të tyre.

Ata shprehen se çmimi i vendosur nga tregtarët e shumicës nuk mbulon as kostot e prodhimit, duke detyruar ata të shkojnë drejt falimentit.

Fermerët shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

SYRI TV

Ndonëse prodhimi këtë vit është i mbarë, ata shprehen se cdo ditë hasen me vështirësi te shumta.

Çmimi që sot është i vendosur nga tregtarë, dhe jo nga një pik grumbullimi nuk mund të mbuloje as gjysmat e shpenzimeve që ata kanë kryer për tu kujdesur për produktin, ndërsa i kanë  hedhur në kanale pasi nuk ka një treg.

Në Qarkun e Elbasanit qytete, të njohura për numrin e  lartë të serave, si Belësh, Elbasan, Cerrik, Peqin, këtë vit ka një numër tepër të ulët të fermerëve krahasuar me vitin e kaluar pasi shumica kanë falimentuar dhe e vetmja zgjidhje për një jetë më të mirë ju mbetet emigrimi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco