SYRI TV/ Nis zbatimi amnistisë! Zbrazen burgjet, 700 të dënuar lënë qelitë

18:37, 24/04/2024
A+ Aa A-

Amnistia zbraz burgjet ne Shqipëri. Këtë të mërkurë burgjet në të gjithë vendin, nga veri në jug kanë qenë të populluar me familjarë të të dënuarve që prisnin daljen e tyre që kanë përfituar nga amnistia penale.  Të dënuarit që kanë dalë nga burgu i Reçit në Shkoder, ku mes tyre ishte edhe ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre prapa hekurave.

Të dënuar për mbledhje droge, apo edhe shpërndarje janë ata që kanë përfituar më shumë nga amnistia, të cilët pasi kanë lënë qelinë e burgut ku kanë vuajtur 3 4 apo 6 vite burg, kanë hedhur pas këtë eksperiencë dukë u rikthyer pranë familjarëve të tyre

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky ligj, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco