Përfituan nga amnistia penale, lirohen 20 të dënuar dhe 40 të tjerëve u ulet koha e dënimit në burgun e Burrelit

Përfituan nga amnistia penale, lirohen 20 të dënuar dhe 40 të tjerëve u ulet koha e dënimit në burgun e Burrelit

17:12, 24/04/2024
A+ Aa A-

Lirohen 20 të dënuar për vepra të ndryshme penale nga burgu i Burrelit. Mësohet se këta të dënuar kanë përfituar nga amnistia penale e miratuar nga parlamenti së fundmi.

Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) Burrel, Fari Dema tha se të gjithë të dënuarit që përfitojnë nga kjo amnisti do të lënë qelitë në orët në vijim. Ndërkohë 40 të dënuar të tjerë kanë përfituar ulje të kohës së dënimit.

 Shumë familjarë të të dënuarve të liruar janë mbledhur ditën e sotme jashtë burgut të Burrelit duke pritur të afërmit e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco