Çmenden policët e Ballës dhe Veliajt, gjobisin 3 herë brenda 9 orësh makinën e parkuar të qytetarit

Çmenden policët e Ballës dhe Veliajt, gjobisin 3 herë brenda 9 orësh makinën e parkuar të qytetarit

14:08, 24/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake e Tiranës duket se ka marrë urdhër të gjobisin pa kriter dhe pa ligj qytetarët dhe kjo gjë reklamohet edhe nga vetë policët të cilët raportojnë për mijëra gjoba të vendosur brenda javës apo muajit. 

Një denoncim ka ardhur nga qytetari Albano Stolaj, makina e të cilit ndodhej e parkuar por është gjobitur plotë tre herë brenda 9 orësh nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake te Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Stolaj thekson se ‘ditën e premte nga ora 09:00 deri ne 18:00 makina ka qënë e parkuar në të njëjtin vend edhe pashë rastësisht që kisha marrë 3 gjoba brenda ditës gjë që nuk lejohet por nga dashuria e madhe e policëve për të mbushur blloqet me gjoba, nuk pyesin fare por vetëm vëjnë gjoba edhe me qëllim besoj nuk lejnë fletën e gjobës’.

'Si i bëhet në këtë rast, ku të ankohemi', shkruan Stolaj. 

Postimi i plotë:

Kam dy dite qe merrem neper zyrat e shtetit (e befte zoti se shtet nuk jemi ) per te korrigjuar gabimin e policve te rrugores edhe nje polici te poshter te Bashkisë. Diten e premte nga ora 09:00 deri ne 18:00 makina ka qen e parkuar ne te njejtin vend edhe pash rastësisht qe kisha marre 3 gjoba brenda dites gje qe nuk lejohet por nga dashuria e madhe e policeve per te mbushur blloqet me gjoba nuk pyesin fare por vetem vejne gjoba edhe me qellim besoj nuk lejne fleten  e gjobes (se nuk besoj ti kene hequr policet tjere ) qe secili qe vjen te vej gjoben e rradhes pa pyetur per asgje.. tani shkon te ankimosh edhe thojne paguaje se s'ja vlen e gjitha kjo per 20 mij lek...

Si i behet ne kete rast ku te ankohemi ? Sot jam une neser mund te jete secili nga ju....

Edhe sa do durojme vjedhjet e tyre ???

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco