15-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëmoshatarin/ Policia e prangos bashkë me të atin

15-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëmoshatarin/ Policia e prangos bashkë me të atin

22:10, 21/04/2024
A+ Aa A-

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Markopoulos.

Sipas mediave greke, dy të miturit janë përleshur me njëri tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e plagosur 15-vjeçarin grek.

Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë dhe ka ndodhet i shtruar në spital.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco