Atentati me dy shqiptarë të vdekur në Zvicër, nis gjyqi për një nga autorët

Atentati me dy shqiptarë të vdekur në Zvicër, nis gjyqi për një nga autorët

14:59, 21/04/2024
A+ Aa A-

Dy persona të armatosur hynë në një kafene të Bazelit në vitin 2017, duke vrarë dy klientë dhe duke plagosur një tjetër. Një nga autorët u dënua me burgim të përjetshëm, i dyti do të gjykohet të hënën.

Faktet datojnë në mars të vitit 2017. Dy shqiptarë të armatosur me pistoleta hynë në një kafene të Bazelit dhe njëri prej tyre vrau “me gjakftohtësi” dy burra dhe plagosi rëndë një të tretë.

Viktimat u identifikuan si Mirjan B., 28 vjeç dhe Gent S., 39 vjeç ndërsa i plagosur mbeti Festim D., 24 vjeç. Një nga viktimat, Mirjan B, kishte shkuar në Zvicër nga Italia. Personi i parë i cili është qëlluar me armë ishte Festim D. U qëlluan pesë të shtëna.

Njëri prej autorëve është gjykuar tashmë në shtator 2018 dhe është dënuar me burgim të përjetshëm . I dyti, një 53-vjeçar shqiptar, do të dalë të hënën para gjykatës penale të qytetit Bazel për t’u përgjigjur për veprimet e tij. Pas vrasjeve ai iku, ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, një 48-vjeçar shqiptar. Ky i fundit u dorëzua vullnetarisht të nesërmen në një patrullë policie.

I akuzuari është i njohur për policinë. Ai tashmë është dënuar disa herë dhe është burgosur për disa vite për trafik droge në Zvicër, Gjermani dhe Holandë. Krimi i tij i përgjakshëm i vitit 2017 dyshohet se kishte për qëllim “të demonstronte dhe konsolidonte fuqinë e grupit të tyre të paidentifikuar”, sipas aktakuzës. Ekspertët i kanë lidhur këto vrasje me mafian shqiptare. Kjo do të ishte një shlyerje e llogarive në lidhje me borxhet e papaguara. Një nga bastionet e kësaj organizate kriminale ndodhet në Bazel, sipas ekspertit të mafias Jürgen Roth.

Autoritetet nuk janë të sigurt se kush qëlloi pesë të shtënat. Për këtë arsye prokuroria kishte akuzuar tashmë bashkëpunëtorin në vitin 2018 si autor. Dhe edhe nëse rezulton se nuk është kështu, shkurtimi i dënimit mbetet i pamundur, sepse ai ishte plotësisht i përfshirë në vrasje, sipas prokurorit: “Ai vepronte pa skrupuj dhe donte të vinte drejtpërdrejt jetën e njerëzve në rrezik”. Në 2017 Media zvicerane “20min” nga shumë burime ka zbuluar që shkaku i gjakderdhjes makabre ka ardhur si pasojë e grabitjes së dy kilogram heroine. Së paku, njëri nga viktimat ka qenë pjesë e grabitjes së drogës. E njohur është se viktimat qëndronin si turistë në Zvicër, sipas gjithë gjasave të lidhur me rrjetin e bandave narko-trafikante, shkruan më tej media zvicerane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco