Sekuestrohet drogë me vlerë 70 mijë euro në Kosovë, arrestohen 4 persona

Sekuestrohet drogë me vlerë 70 mijë euro në Kosovë, arrestohen 4 persona

11:15, 21/04/2024
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar në Kosovë, pasi akuzohen për posedim, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Kosovës bën me dije se në kuadër të operacionit antidrogë është sekuestruar lëndë narkotike me vlerë prej 70 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për një sasi prej 50.600 kg marijuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

– Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marijuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
– Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
– Një (1) diviar.
– Një (1) veturë,.
– Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
– Një (1) peshore digjitale.
– Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.
– Një (1) Iphone 12 pro.
– Një (1) telefon Samsung.
– Një (1) telefon Iphone XS .
– Një (1) Telefon Nokia .
– Një (1) veturë BMW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco