EMRI/ Tentoi të vriste gruan duke e përplasur me makinë, në pranga 50-vjeçari në Kavajë

EMRI/ Tentoi të vriste gruan duke e përplasur me makinë, në pranga 50-vjeçari në Kavajë

12:20, 19/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Kavajës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 50-vjeçarin Rakip Meçaj, i cili ishte në kërkim prej 2 vitesh, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për "Vrasja”, mbetur në tentativë, "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Dhuna në familje".

Sipas policisë, në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë, "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Dhuna në familje". Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco