Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Në kërkim pasi tentoi të vriste bashkëshorten në 2022, arrestohet 50-vjeçari në Rrogozhinë

Në kërkim pasi tentoi të vriste bashkëshorten në 2022, arrestohet 50-vjeçari në Rrogozhinë

11:15, 19/04/2024
A+ Aa A-

Një 50 vjeçar, banues në Rrogozhinë, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim.

Në vitin 2022 ky shtetas tentoi të vriste bashkëshorten duke e goditur me automjet.

Blutë njoftojnë se bashkëshortja e tij në atë kohë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi R. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco