Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Policia zvicerane arreston ‘bombarduesin’, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Policia zvicerane arreston ‘bombarduesin’, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

10:50, 19/04/2024
A+ Aa A-

Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe me një person tjetër dyshohet se janë bashkëpunuar të grupit terrorist ISIS, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar buirmeve të policse kantotonale

Por, siç njoftojnë mediat zvicerane, nofka ka mundësi që të vije nga hobi i tij i madh për lojërat kompjuterike dhe nuk lidhet me ndonjë aktivitet terrorist. Madje, sipas tyre thuhet se adoleshenti ka të ngarkuar edhe në Youtube lojëra. Fjala “Bomber” në italisht mund të ketë disa kuptime.

Kosovar 16-vjeçar i lindur dhe rritur në Itali bashkë edhe me një shtetas zviceran i moshës 15 vjeçar me prejardhje kurde, akuzohen se kishin planifikuar një sulm.

Mësohet se italiani me rrënjë nga Kosova, kishte qenë goxha aktiv në rrjetet sociale, madje duke ia vënë vetës edhe një nofkë “Il Bomber di Instagram” në italisht apo “Bombarduesi i Instagramit”, shkruajnë mediat zvicerane. Ende nuk dihet se si e mori këtë nofkë adoleshenti kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco