Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me probleme mendore, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me probleme mendore, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

10:28, 19/04/2024
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Elbasanit zhvillohet sot seanca për masën e sigurisë, për dy personat e arrestuar si të dyshuar që përdhunuar një 31-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. 

44-vjeçari B. J., dhe 59-vjeçari R. B., u arrestuan më 16 prill pas kallëzimit të nënës së të riut.

Gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen. Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërkohë policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjecarit i cili vuan nga epilepsia dhe probleme të shëndetit mendor. 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më datë 4 prill në një fshat të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco