Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, spanjolli arrestohet në Durrës

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, spanjolli arrestohet në Durrës

10:27, 19/04/2024
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një shtetas Italian me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Roberto Basco u kap si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, pas finalizimit të operacionit ‘Porta’. 

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit e kishte dënuar me 6 vite burgim në vitin 2019 për trafik të lëndëve narkotike dhe nga dënimi i ka mbetur për të kryer edhe 1 vit e 5 muaj burg.

NJOFTIMI ZYRTAR

Durrës

Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”.

Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco