Kosova në alarm/ Rikthehen shpërthimet në Mitrovicën veriore

Kosova në alarm/ Rikthehen shpërthimet në Mitrovicën veriore

09:59, 19/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes.

Siç njofton policia, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të një shtëpie.

Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Mitrovicë / 18.04.2024-NN. Raportohet se në një shtëpi private nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar xhamat e derës hyrëse të shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco