EMRI/ Akuzohet për pastrim parash, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit

EMRI/ Akuzohet për pastrim parash, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit

09:32, 18/04/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Sipas prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se biznesmeni Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal ndaj Ago Gjolajt pas referimit nga DVP e Shkodrës, e cila ishte vënë në dijeni nga Interpol Tirana, për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

'Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Policinë e Shtetit rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit të administruar bazuar në ligjin nr.108 datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi Ago Gjolaj, ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike', thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me biznesmenin, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J., i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

...'pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash', vijon më tej njoftimi.

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt dhe të shtetasve të lidhur me të:

1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;
2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;
3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;
4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco