Drenovë, gjendet i vdekur në rrugë një i ri, emigrant i huaj Emigrantë që hyjnë në Shqipëri nga kufiri grek

Drenovë, gjendet i vdekur në rrugë një i ri, emigrant i huaj

07:30, 18/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Korçës njoftoi se mëngjesin e sotëm, më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në një rrugë në fshatin Drenovë, është gjetur i pajetë një shtetas i huaj  rreth 25-30 vjeç. Dyshohet se ai është emigrant nga Vendet e Treta.

Policia tha se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i riu mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Një grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, tha policia vendore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco