SYRI TV/ Olsian Çela shmang debatin Meta-Dumani: Pavarësinë e institucionit e mbron KLP

16:13, 17/04/2024
A+ Aa A-

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka shmangur komentet mbi përplasjen midis kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Çela tha se deklarata e KLP si institucioni që mbron pavarësinë e prokurorëve është mëse e mjaftueshme. Ndërsa në raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Çela vuri në dukje se ka mungesë të prokurorëve në disa prokurori të vendit.

Nga SYRI TV

 Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shmangur komentet mbi përplasjen në distancë midis kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. i pyetur nga gazetarët pas raportimit vjetor para KLP për punën vjetore të institucionit që drejton në lidhje me këtë përplasje, Çela nuk kishtë asnjë koment.

Në raportimin e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olsian Çela u shpreh se prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në vend kanë mangësi, duke qenë se ka prokurorë më pak sesa struktura kërkon. 

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme foli dhe për ndryshimet në kodin penal. Olsian Çela tha se ndryshimi i tij është i parakohshëm në kushtet që ndodhet sistemi drejtësisë në Shqipëri.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco