SYRI TV/ Arrestohet në Gjermani, vrasësi i Briken Sanajt

14:02, 17/04/2024
A+ Aa A-

Policia gjermane ka vënë në pranga Valmir Kolën, 41 vjeç i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt. Briken Sanaj u vra në 30 tetor të 2022 në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Në një lajmërim për mediat, Policia e Shtetit thotë pas shkëmbimit të informacioneve me policinë gjermane dhe në kuadër të operacionin ‘Versus’ është vënë në pranga Valmir Kola i akuzuar për ‘vrasje me paramendim’. Valmir Kola është arrestuar në Gelsenkirchen dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri për të dalë para gjykatës dhe për t’u njohur me akuzat.

Më herët për vrasjen e Briken Sanajt është arrestuar nga policia e Kosovës dhe 49-vjeçari Gjelosh Krasniqi nga Peja. Dy shtetasit nga Kosova Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni i shitën mjetin Valmir Kolës, të cilin e përdori për vrasjen e Briken Sanajt dhe e dogji në rrugën dytësorë të autostradës Tiranë-Durrës. Teksa Kened Antoni është ende në kërkim Krasniqi është arrestuar në 1 shkurt të 2023 në Pejë.

Shkak i ngjarjes së rëndë më 30 tetor 2022, ku Valmir Kola vrau me armë zjarri Briken Sanajn dysohet se është një konflikt i hershëm midis familjeve Kola dhe Sanaj. Para disa vitesh vëllai i Briken Sanajt, Renato Sanaj ka plagosur me armë në Lezhë Gentian Kolën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco