Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Riekspertim për zjarrin në QSUT, merren në pyetje disa persona. Hetohet për 'shkatërrim prone me zjarr'

17:41, 16/04/2024
A+ Aa A-

Për zjarrin në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duhet të bëhet riekspektim. Prokuroria e Tiranës kërkon që kjo të bëhet për të specifikuar teknikisht shkaqet e zjarrit në spitalin e sapo rindërtuar. Ndërkohë ka nisur edhe marrja në pyetje e një sërë personave kryesisht teknik, të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve të ngjarjes.

Nga Syri TV

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza”. Ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit janë parashikuar dhe si janë kryer punimet.

Gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve. Më herët Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT.

Kjo vjen në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht për shkatërrim prone me zjarr, pas ngjarjes së regjistruar në katin e nëndheshëm të godinës së sapo rikonstruktuar. Ngjarja u shënua më 11 shkurt shkurt duke shkaktuar kolaps në repartin e urgjencave dhe detyruar pacientët të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera.

Të hënën, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e konsideroi difekt ngjarjen në Komisionin Parlamentar Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Ajo tha se janë djegur disa kabuj elektrik pa implikime serioze, por ndryshe paraqitet situate prej më shumë se 2 muajsh tashmë. Pas 11 shkurtit, alarmet janë aktivizuar sërish, ndërsa pothuajse gjysma e pacientëve janë zhvendosur në spitale alternativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco