Berat: Nuk iu përgjigjej prej ditësh në telefon, e gjejnë të vdekur në shtëpi

Berat: Nuk iu përgjigjej prej ditësh në telefon, e gjejnë të vdekur në shtëpi

17:30, 16/04/2024
A+ Aa A-

Vdekja e 60-vjeçarit Farudin Dyrmishi mendohet të jetë natyrale,në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Një 60-vjeçar nga lagjia "Çlirim" në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij.Ai jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni" dhe prej tre ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon familjarëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Kanë qenë efektivët e shërbimit zjarrëfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, q kryen procedurat e para hetimore.

Sipas policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tenionin.

Trupi i pajetë i 60-vjeçari u transportua drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do kryhet autopsia mjeko-ligjore,që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco