Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Shpërthimi me dy viktima e 7 të plagosur, asnjë masë nga SPAK ndaj deputetit Çela

16:00, 16/04/2024
A+ Aa A-

Një muaj e gjysmë pas shpërthimit në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela me pasojë humbjen e dy jetëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me konkluzione konkrete. SPAK është në pritje të ekspertizës dhe mbledhjes së të dhënave që ka urdhëruar të kryhen, teksa ndaj deputetit, pavarësisht se iu konstatuan të paktën 3 shkelje, nuk është marrë asnjë masë.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në konkluzione konkrete lidhur me shpërthimin fatal në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit të kaluar.

Burime konfirmojnë se SPAK ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimeve, ndërsa është në pritje të konkluzioneve që do të nxirren. Është krijuar një grup pune mes të cilëve ka edhe ekspertë, por që ende nuk kanë sjellë në Prokurorinë e Posaçme versionin zyrtar të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes mbi ekspertizën që janë ngarkuar të kryejnë. Vetë deputeti deri më tani rezulton i “amnistuar” nga drejtësia, pasi ndonëse u konstatuan shkelje duke nisur që nga “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelje e rregullave në punë”, nuk është marrë asnjë masë apo të jetë ngritur akuzë ndaj tij. 

Nga shpërthimi humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha babë e bir, që e kishin ditën e parë të punës dhe të paregjistruar si punëmarrës në instancat përkatëse, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.

TABELA: TË PLAGOSUR

1- Bujar Çela (deputet i PS) -pronar i magazinës                                    

2- Sokol Lumi (klient)

3- Sajmir Korreshi, vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje, biznesmen, pronar i një magazine me artikuj ushqimor

4- Ervis Sharka  - (Shofer furgoni te magazina e Saimir Korreshi)

5- Lunedi Golemi - (Shofer te Saimir Korreshi- gjithashtu e ka dhe kushëri)

6- Ilia Sota  (shok i djemve të vinçierit)

7- Erigert Gorovelli

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore, Prokuroria e Posaçme zbriti në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit. Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua ishte Leonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet. Edhe ky i fundit qëndroi në qeli vetëm 2 ditë, duke u liruar pa asnjë masë, teksa GJKKO tha se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco