Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Syri TV/ 'Nuk e di ku ndodhet fëmija im', nëna denoncon humbjen e fëmijës 3 vjeç

14:49, 16/04/2024
A+ Aa A-

Nëna e një djali 3 vjeçar ka denoncuar në policinë e Durrësit humbjen e fëmijës së saj. 

Fëmija  3 vjeç është marrë nga gjyshërit nga ana e babait dhe prej ditësh nuk dihet fati i tij. Uniformat blu prej katër ditësh po punojnë për gjetjen e të miturit, por ende nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet.

Nëna e 3-vjeçarit ka deklaruar se gjyshërit kanë marrë si çdo javë nipin e tyre për ta mbajtur disa orë në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por nuk e kanë kthyer më.

Ajo ka pritur disa orë dhe kur vjehrri me vjehrrën nuk i kanë kthyer fëmijën i ka telefonuar, por celulari i tyre ka rezultuar i fikur. Babai i të miturit prej një viti ka ndërruar jetë në një aksident me makinë, teksa nëna e 3 vjeçarit këtë të martë ka denoncuar vjehrrit e saj në polici pasi nuk i kanë kthyer fëmijën dhe nga uniformat blu është ndaluar 60-vjeçari, Rexhp Gjuni, ndërsa e shoqja dhe nipi i tyre s’janë gjetur ende se ku ndodhen.

Policia sqaron se teksa  ka nisur hetimin ndaj 60 vjecarit, janë ushtruar kontrolle edhe ne banesën e tij, por fëmijë nuk është gjetur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco