Tatimet abuzojnë me bizneset në Korçë, Nasto denoncon kreun e tatimeve në Korçë

14:07, 16/04/2024
A+ Aa A-

Abuzimet ndaj biznesit në Korçë, janë denoncuar nga Albert Nasto kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm.

Sipas tij, drejtuesja e tatimeve në këtë qytet, e cila po qëndron në post në mënyrë të paligjshme ka nisur një fushatë selektive ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbylljen e tyre. Sipas Nastos ka denoncime të shumta nga bizneset për mitmarrje e korrupsion dhe për këtë arsye ai paralajmëron edhe një denoncim në SPAK ndaj drejtoreshës së Tatimeve

Biznesi në Korçë denoncon informalitetin, por edhe selektimet favorizuese ndaj disa bizneseve që nuk paguajnë taksa.

Ka qenë  Albert Nasto kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm i cili denoncoi abuzimet që sipas tij bëhen nga drejtuesja e e Tatimeve Daniela Liço. Sipas tij kjo drejtuese është marrë me fushatën zgjedhore duke kërcënuar biznese të cilat kanë shkuar drejt mbylljes.

 

Nder të tjera Nasto shprehet se  denoncimet kanë qenë të shumta nga ana e biznesit  për sa i përket evazionit fiskal, mitmarrjes

Nasto i bëri thirrje ministrit të financave dhe kryeministrit për të parë këto abuzime duke thënë që së shpejti do te ketë edhe një kallëzim në Spak për këtë drejtoreshë për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco