Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari

Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari

09:44, 15/04/2024
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Shirokë, pasi u kap me një sasi të dyshuar lënde narkotike me vete. Më pas gjatë kontrollit në banesë 32-vjeçarit iu gjetën 115 fara kanabisi, të cilat i posedonte me qëllim shitjen.  

'Posedonte lëndë narkotike cannabis dhe fara cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.    

Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike, 115 fara cannabisi dhe 1 celular.    

Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. R., 32 vjeç.   

Në Shirokë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi L. R. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.   

Në vijim të veprimeve procdurale, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 115 fara cannabisi, të cilat i posedonte me qëllim shitjen. 

Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.', thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco