Ndotja e ajrit nga fabrika e tullave, banorët: Niveli i ndotjes shumë i lartë

13:49, 13/04/2024
A+ Aa A-

Një përfaqësi e banorëve të Maminasit në Durrës kanë protestuar këtë të shtunë përpara fabrikës së tullave, prej kohësh është kthyer në një shqetësim për shkak të ndotjes.

Banorët kërkojnë që kompania të vendosë në punë filtrat, pasi niveli i ndotjes është alarmant, çka sipas tyre ka sjellë pasoja për shëndetin e njerëzve që jetojnë në këto fshatra.

Ata shprehen se ankesat në institucionet shtetërore, nga ato lokale deri tek ato qendrore  kanë rënë në vesh të shurdhër.

Përfaqësuesit e firmës refuzuan përballjen dhe dërguan një grup punëtorësh, gjithashtu banorë të zonës për tu përballur me protestuesit, çka solli jo pak tensione mes palëve.

Banorët u shprehen se do ti përshkallëzojnë protestat teksa në mbështetje të tyre kishin shkuar edhe ambjentalistë dhe banorë të Postribës së Shkodrës që përballen me një problematike të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco