SYRI ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të Armando Ndrecës,

Skandal! U ndalua për drogë! Drejtësia e Ramës e lë të lirë vëllanë e deputetit socialist!

11:55, 13/04/2024
A+ Aa A-

Ndalimi nga Policia i Armando Ndrecës, vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndrecës, ka qenë “i paligjshëm”. Në këtë konkluzion ka dalë Gjykata e Lezhës, e cila vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj tij, kërkesë që u bë në seancë dhe nga prokurorja Irena Sufi.

Për të ndaluarin Armando Ndreca u tha se nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan u vendos masa “Arrest në burg”.

Arrestimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Të mërkurën, në pranga ranë edhe kunati i tij, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç në stanin që e kishin përshtatur si ‘shtëpi bari’.

VIDEO/ Ktheu stanin në ‘shtëpi bari’/ Momenti kur arrestohet vëllai i deputetit të PS

Vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca, Armando Ndreca është arrestuar me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit, pas një operacioni antidrogë ku u gjet një stan i kthyer në ‘shtëpi bari’.

SYRI ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të Armando Ndrecës, i cili u prangos të mërkurën e 10 prillit nga blutë pranë një servisi në qytetin e Lezhës.

Në video vihet re momenti kur Ndreca, i veshur me një bluzë ngjyrë blu, prangoset nga forcat e policisë.

Për Ndrecën është prerë fleta e arrestit, bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Arrestimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Po të mërkurën, në pranga ranë edhe kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç. Ata u kapën në stanin që kishin përshtatur si ‘shtëpi bari’.

Nikdukaj dhe shoku i tij Shpellzai janë mbajtur në vëzhgim prej disa mujash. Ndërsa Ndreca ra në ‘grackën’ e policisë, pasi duke përgjuar telefonin e kunatit, Armel Nikdukajt, është regjistruar edhe një telefonatë me Armando Ndrecën. Por ende nuk dihet roli i tij në këtë veprimtari kriminale, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco