Grupi që trafikonte emigrantë/ I përfshirë edhe ish-kryekomunari i PS

Grupi që trafikonte emigrantë/ I përfshirë edhe ish-kryekomunari i PS

11:14, 13/04/2024
A+ Aa A-

Në hetimet e SPAK dhe të Policisë së Shtetit në lidhje me dosjen voluminoze të grupit të strukturuar kriminal të trafikimit të emigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, rezulton të jetë i përfshirë ish-kryetari socialist i komunës së Kasharit, Alfred Sulaj, i përfshirë me herët në veprimtari të tjera kriminale, madje i arrestuar në vitin 2011 edhe për plagosje.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë përgjime të komunikimeve ambientale që ka bërë Luan Tafalla, ky i fundit një prej 24 personave me masë sigurie në operacionin e ekzekutuar të premten nga Policia e Shtetit, me njerëz të lidhur me ish-kryekomunarin, raporton Report TV.

Luan Tafalla i ka kërkuar ndihmë ish-kryekomunarit Sulaj, që për shkak të detyrës që ka mbajtur vite më parë, të ushtrojë ndikim tek gjendja civile për të regjistruar emigrantë.

Regjistrimi i shtetasve të huaj në gjendjen civile është një procedurë për të huajt që u sigurohet vizë dhe sipas të dhënave të hetuesve, rezulton të jetë fiktiv pasi emigrantët e huaj largohen nga vendi ynë. Përgjimi është bërë në një bisedë mes Luan Tafallës dhe vëllait të Alfred Sulajt, mes të cilëve diskutohet për t’i thënë Alfredit për të ndërhyrë në gjendjen civile.

Alfred Sulaj rezulon të jetë arrestuar në vitin 2007, në kohën që ishte në detyrë si kryetar i komunës Kashar, në akuzë për falsifikim dokumentesh pronësie, korrupsion e shpërdorim detyre në komunën që drejtonte, detyrë nga e cila u shkarkua, por u lirua dy vite më vonë.

Në vitin 2011 Sulaj ra sërish në pranga për plagosjen e dy vëllezërve. 

Sipas Policisë së Tiranës, plagosja ndodhi pas një incident elektoral më 10 prill 2011, për vendosjen e flamujve të PS-së. Gjatë këtij incidenti, Sulaj, bashkë me disa persona të tjerë, plagosi dy djem që ishin në mbështetje të kryetarit demokrat për kryetar komune, Besnik Fuqia, i cili edhe fitoi në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Besnik Fuqia, i zgjedhur nga Partia Demokratike, që mori mandatin e dytë si kryetar i komunës Kashar, kandidonte përballë rivalit të tij të Partisë Socialiste, Jakup Sulaj, i cili është babai i ish-kryekomunarit të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco