Emigracion në SHBA: Si t’i rimarrësh paratë që ke paguar si garanci lirimi me kusht

Emigracion në SHBA: Si t’i rimarrësh paratë që ke paguar si garanci lirimi me kusht

10:25, 13/04/2024
A+ Aa A-

Këtë pyetje i kanë drejtuar lexuesit së fundmi, avokatit amerikan Kieran Both: "Kushëriri im hyri në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme dhe u arrestua. Gjykatësi i emigracionit në Teksas e liroi me kusht, pasi unë pagova një bond (garanci në të holla) për të. Më pas kushëriri erdhi në NYC të jetonte me ne. Tani, kushëriri im ka status të ligjshëm emigracioni. A do  të më kthehen paratë që  pagova për të?/ Vasel/ Bronx, New York".

Avokati Both përgjigjet:

Më vjen shumë mirë që kushëriri yt ka fituar status të ligjshëm. Dihet që procedurat e deportimit mund të jenë shumë traumatike për të gjithë familjen e personit që deportohet. Meqënëse keni bërë pagesën (the bond) ju, si person obligues, gëzoni të drejtën të rimerrni paratë që ofruat si garanci. 

Kur një person merr statusin ligjor, ai automatikisht përmbush kushtet

e vëna nga gjykatësi nëpërmjet bond-it. Kjo nënkupton anulimin e kushtit të vënë dhe rikthimin e të hollave personit obligues. Me anulimin e bond-it, Emigracioni dhe Dogana (ICE) dërgon Formularin I-391, Notice Immigration Bond Cancelled, në Departamentit e Sigurisë Kombëtare (DHS) pranë qendrës që merret me administrimin e borxheve në Vermont si dhe në adresën e dhënë nga personi (obligues) që ka bërë pagesën e bond-it.

Për këtë arsye, nëse personi obligues ndërron vendbanim, ai ose ajo duhet të informojë ICE-n dhe t’i japë adresën e re nëpërmjet formularit I-333, Obligor Change of Address. Përndryshe, ICE-i do ta dërgojë formularin në adresën e gabuar. Në praktikë, personi obligues duhet të kontaktojë zyrën e ICE-it për të filluar këtë proces dhe jo të presë që zyra në fjalë t’i dërgojë formularin I-391. Në Neë York, kjo zyrë ndodhet në: New York Field Office, Enforcement and Removal Operations, 26 Federal Plaza, Room 9-110, New York, NY 10278.  

Kur personi obligues merr formularin I-391, Notice Immigration Bond

Cancelled, ai ose ajo duhet ta dërgojë këtë formular së bashku me Formularin I-305, Receipt of Immigration Officer, si edhe me një letër shoqëruese ku paraqitet kërkesa për kthimin e pageses në adresën:

Debt Management Center

Attention: Bond Unit

P.O. Box 5000

Williston, VT 05495-5000  

Nëqoftëse personi obligues ka pyetje lidhur me kthimin e të hollave nga emigracioni, është mirë të telefonojë në numrin (802) 288-7600 qendrën e DHS-së që merret me administrimin e veprimeve financiare dhe borxheve (Financial Operations of the DHS Debt Management Center) dhe të shtypë numrin/opsionin 2 për të biseduar me dikë.

Nëse personi obligues nuk e gjen dot Formularin I-305, Receipt of Immigration Officer, mund të përdorë në vend të tij Formularin I-395 të ICE-it të noterizuar, Affidavit in Lieu of Lost Receipt of United States ICE for Collateral Accepted as Security. Sigurohuni që të përdorni versionin më të fundit, pasi këto formularë, ashtu si formularët e USCIS-it, mund të skadojnë.

Ndihmova një mikun tim që t’ia lironin djalin nga burgu i emigracionit, duke paguar një bond në shumën $15.000. Kjo është një shumë e madhe për mua dhe dua rimarr këto para. Mirëpo kam marrë vesh që djali i mikut tim, nuk ishte paraqitur fare në gjykatën e emigracionit, dhe qe “zhdukur”. Si t’i marr këto para mbrapsht? A luan rol fakti që ai mund të jetë larguar nga Shtetet e Bashkuara?

Anonim

Nëse personi i liruar me kusht kundrejt një pagese (bond), nuk paraqitet fare në gjykatën e emigracionit për seancën dëgjimore ose në një takim të caktuar nga ICE ERO, dhe arratiset, ai ose ajo thyen kushtet e kontratës, bond-it. Kur ndodh diçka e tillë, atëhere ICE i dërgon personit obligues që ka bërë pagesën një formular Form I-340, Notice to Obligor to Deliver Alien, nëpërmjet postës së certifikuar. Ky njoftim kërkon që personi obligues të sjellë emigrantin e padokumentuar për të cilin ka paguar bond-in, pranë zyrës përkatëse të ICE-it në ditën dhe orën e caktuar, zakonisht në mëngjes. Data zakonisht caktohet disa javë pas marrjes së njoftimit  në mënyrë që obliguesi të ketë një kohë të kufizuar në dispozicion për të gjetur emigrantin në fjalë dhe për të organizuar paraqitjen në takim. Nëse personi që ka paguar paratë nuk arrin ta sjellë emigrantin në kohën e caktuar, ICE-i dërgon formularin I- 323 të shkeljes së bondit Notice of Immigration Bond Breached. Në këtë rast, personi obligues nuk i merr më paratë që ka dhënë si garanci.

Voluntary Departure

Për personat që nuk u ndaluan nga Emigracioni, por paguan bond-in vullnetarisht, bond-i ka të njëjtin funksion – shërben si garanci që nënshtetasi i huaj do të largohet sipas kushteve të largimit në mënyrë të vullnetshme.

Formulari I-210 Voluntary Departure and Verification of Departure

Form, i lëshuar nga ICE-i dokumenton që nënshtetasi i huaj ka rënë dakort që të largohet vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara. Përpara largimit nga Shtetet e Bashkuara, nënshtetasi i huaj dhe ICE-i nënshkruajnë formularin e printuar dhe ICE-i  i jep nënshtetasit një kopje të këtij formulari. Sapo rikthehet në vendin e tij/të saj, një zyrtar i Departamentit të

Shtetit në konsullatën ose ambasadën e SHBA-së aty, mbush pjesën e mbetur të formularit dhe ia dërgon zyrës qendrore të DHS-së/ICE-it, duke vërtetuar kështu që nënshtetasi i huaj është larguar vërtet nga Shtetet e Bashkuara. Më pas, ICE-i e depoziton formularin në arkivën elektronike ku ruhen dokumentat që kanë të bëjnë me bond-et.

Çfarë ndodh nëse personi për të cilin është paguar bond për lirim me kusht kthehet në vendin e tij pa kryer procesin e deportimit? 

Personi obligues që pasi ka marrë Formularin I-323 Notice of Immigration Bond Breached, merr vesh që individi për të cilin ka paguar bond-in ka ikur vullnetarisht, pra është deportuar me vullnetin e tij, ka shumë mundësi që të rimbursohet. Obliguesi do të kërkojë shfuqizimin e bondit të shkelur, rivendosjen e obligimit dhe pastaj anulimin e bond-it. Ai do të

kërkojë prova që individi i liruar me bond është larguar vërtet, si prova mund të shërbejnë kartat e imbarkimit dhe pasaporta e vulosur. Individi i liruar me bond duhet gjithashtu të paraqitet në Ambasadën e SHBA-së ose konsullatën amerikane në vendin e tij / saj dhe të kërkojë një

formular ICE-210, Voluntary Departure and Verification of Departure, që t’i dërgohet zyrës qendrore të DHS-së / ICE-it. Pavarësisht se, teknikisht, deportimi vullnetar i personit të liruar me kusht nuk është bërë nga gjykatësi i emigracionit, pjesa e formularit “Verification of Departure” (Verifikimi i Largimit) është pjesa që ka rëndësi. Personi për të cilin është paguar bond-i duhet të kërkojë një kopje të këtij dokumenti, të cilën duhet t’ia dërgojë më pas personit obligues pra atij që ka paguar bond-in./Marrë nga gazeta Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco