‘Hirushja’ e hajdutëve/ ‘Skifteri’ shqiptar u kap nga këpucët që la pas

‘Hirushja’ e hajdutëve/ ‘Skifteri’ shqiptar u kap nga këpucët që la pas

10:15, 13/04/2024
A+ Aa A-

Rasti i një 41-vjeçari shqiptar, i cili kishte bërë kërdinë me vjedhje në Austri, po bën shumë bujë në mediat e këtij vendi.

41-vjeçari thuhet se kishte realizuar të paktën 68 vjedhje në Austri përgjatë viteve 2015-2018. Më pas ai ishte zhdukur.

Megjithatë, së fundmi, shqiptari është arrestuar në Francë. Ai u zbulua se ishte hajduti që kishte terrorizuar Austrinë për shkak të këpucëve.

Shqiptari thuhej se futej në shtëpitë e austriakëve gjatë kohës që ata ishin në gjumë. Por në një rast, ai u kap nga një prej banorëve, i cili tentoi që ta vinte poshtë shqiptarin.

Megjithatë hajduti ia doli të lirohej dhe të arratisej. Por ajo që mbeti pas ishin këpucët e tij. Falë tyre, autoritetet mundën ta identifikojnë dhe të lëshojnë një urdhër arresti ndërkombëtar.

Fillimisht shqiptari do të vuajë dënimin në Francë dhe më pas do të ekstradohet për në Austri. Gjatë një seance pyetje, ai ka pranuar se ka kryer të paktën 68 vjedhjet në Austri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco